Lajme
Ushtria ruse ndal rrymën në Çernobil, substancat radioaktive mund të përfundojnë në ajër
Demokracia
13:12 | 09 Mars 2022

Share:

Forcat ruse kanë shkëputur termocentralin bërthamor të Çernobilit nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike duke rrezikuar edhe hedhjen e substancave radioaktive në ajër, shkruan Mirror.uk, duke cituar autoritete e Ukrainës.

Kompania kombëtare e energjisë bërthamore Ukrenergo tha se centrali, tani i kapur nga forcat ruse, është në ndërprerje totale pa furnizim me energji elektrike.

Mungesa e energjisë në Çernobil rrezikon gjithashtu hedhjen e substanca radioaktive në ajër.

Kompania Ukrenergo deklaroi se për shkak të aksioneve ushtarake të Rusisë stacioni bërthamor s’ka energji elektrike.

“Për shkak të veprimeve ushtarake të pushtuesve rusë, termocentrali bërthamor në Çernobil u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik. Stacioni bërthamor nuk ka furnizim me energji elektrike. Aksionet ushtarake janë në progres, kështu që nuk ka mundësi për të rivendosur linjat. Qyteti Slavutich është gjithashtu pa furnizim me energji.”, thuhet në deklaratë.

 

Të ngjashme