Lajme
Ushtria ruse bombardon Ukrainën, vdesin tre persona dhe plagosen pesë të tjerë
Demokracia
15:23 | 15 Qershor 2024

Share:

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Ukrainë. Sulmet ndodhën në fshatin Ulakly në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Guvernatori lokal Vadym Filashkin në një postim në platformën Telegram, shkruan se “Fshati u godit nga municione thërrmuese. Ndërtesat administrative, një shtëpi private, një dyqan dhe tetë makina janë dëmtuar”.

Të premten presidenti i Rusisë propozoi armëpushim në Ukrainë, por u hodh poshtë nga kreu i qeverisë ukrainase, Volodymyr Zelensky, si dhe nga liderët e tjerë të botës.

Të ngjashme