Lajme
Ushtria ruse arrin në Kazakistan, përleshjet vazhdojnë, po numërohen të vdekurit (Video)
Demokracia
20:06 | 06 Janar 2022

Share:

Trazirat në Kazakistan po vazhdojnë. Rusia ka dërguar ushtarët e saj.

Policia ka njoftuar se ndërtesat e administratës dhe të policisë në qytetin Almati kanë qenë shënjestra të sulmit dhe se ka ardhur deri të shkëmbimi i zjarrit ndërmjet sulmuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe ushtrisë.

Dhjetëra sulmues janë likuiduar, derisa pritet edhe identifikimi i tyre, transmeton Demokracia.com.

 

Në anën tjetër, njësitë e para të forcave ushtarake ruse të kontigjentit të forcave paqeruajtëse ODKB kanë arritur në Kazakistan, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.

Në Kazakistan janë dërguar njësitë e brigadës së 45-të të forcave speciale të Rusisë.

Trazirat në Kazakistan dyshohet se janë nxitur pikërisht nga Rusia, e cila tash po mundohet t’i ulë tensionet atje.

Çfarë po ndodh në Kazakistan?

Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë që vendi ka parë që nga fitimi i pavarësisë tri dekada më parë.

Shpërthimi i destabilitetit po shkakton shqetësim të madh në dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusinë dhe Kinën. Vendi shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është një aleat kryesor strategjik i Moskës.

Një rritje e papritur e çmimit të karburantit të makinave në fillim të vitit shkaktoi protestat e para në një qytet të largët nafte në perëndim. Por, dhjetëra mijëra protestues që kanë dalë që atëherë në rrugë në shumë qytete, tani kanë në sy të gjithë qeverinë autoritare.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev fillimisht kërkoi të qetësonte turmat duke shkarkuar të gjithë qeverinë herët të mërkurën (5 janar).

Por, në fund të ditës ai kishte ndryshuar qëndrim. Së pari, ai i përshkroi demonstruesit si terroristë. Pastaj ai i bëri thirrje një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë në shtypjen e kryengritjes dhe CSTO ra dakord të dërgonte një numër të pacaktuar paqeruajtësish. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme