Ushtria izraelite ka njoftuar për operacionet e fundit në zonat ku pretendon se kanë qëndruar grupet terroriste të Hamasit.
Në rrjetin social X, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se rezidencat e zyrtarëve të lartë të Hamasit janë kthyer në bastione të terroristëve, e pos kësaj, edhe brenda ndërtesave ku banonin civilë në lagjen Rimal.
Sipas Izraelit, ky është shembull i radhës i shpërfilljes së Hamasit ndaj jetëve të civilëve palestinezë.
“Gjatë operacionit të zhvilluar në zonat Sheikj Ijlin dhe Rimal, trupat tona gjetën rreth 35 tunele, 7 raketahedhës, shumë armë e depo municionesh. Pos kësaj, trupat tona eliminuan shumë terroristë”, thueht në njoftimin e ushtrisë izraelite.
Izraeli javën e kaluar ka hyrë në një prej spitaleve më të mëdha në Gaza. Aty pati thënë se ishte gjetur armatim i rëndë.