Lajme
Ushtria izraelite: Gazetari i “Al Jazeera”-s, Mohamed Washah, është edhe komandant në Hamas
Demokracia
11:27 | 13 Shkurt 2024

Share:

Një gazetar palestinez, që punon për televizionin “Al Jazeera”, duket se është edhe komandant në krahun ushtarak të Hamasit, sipas fotografive dhe dokumenteve të zbuluara nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë luftës së vazhdueshme kundër këtij grupi.

“Në mëngjes, ai është gazetar në kanalin “Al Jazeera”, e në mbrëmje, terrorist në Hamas” – shkroi Nënkolonel Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, në një shkrim të publikuar në rrjete sociale.

Sipas këtij zëdhënësi, para disa javëve, trupat gjetën një laptop në një bazë të Hamasit në veri të Gazës që i përkiste personit me emrin Mohamed Washah, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Gazetari nga lagjja Bureij e Gazë muajve të fundit është shfaqur në transmetimet e televizionit “Al Jazeera”. Televizioni në pronësi të Katarit thotë se ai është njëri nga gazetarët e vet.

Zëdhënësi Adraee tha se në dokumentet e gjetura zbulohet se Washah është “komandanti i spikatur” në njësinë raketore kundërtanke të Hamasit, dhe se në fund të vitit 2022, ai kishte nisur të punonte në hulumtime dhe zhvillim në njësinë ajrore të grupit.

Ai shtoi se në mesin e të dhënave të nxjerra nga laptopi ka fotografi që e lidhin gazetarin me aktivitete brenda Hamasit.

Në fotografi duket se gazetari shihet duke u trajnuar për përdorimin e armëve kundërtanke si dhe duke punuar me armë të tjera e një dron.

Të ngjashme