Lajme
Ushtria izraelite bastis dy shkolla në Gaza, thotë se vrau 25 luftëtarë
Demokracia
13:54 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Radioja e ushtrisë izraelite tha se 25 luftëtarë u vranë, ndërsa 50 u transferuan në Izrael për t’u marrë në pyetje.

Kjo si rezultat i bastisjeve të dy shkollave në qytetin e Gazës, në veri të Rripit.

Bastisja erdhi pasi thuhet se Izraeli pranoi informacion se luftëtarët e Hamasit fshiheshin brenda objekteve.

Që nga fillimi i luftës, ushtria ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën civile, duke përfshirë shkollat dhe spitalet e drejtuara nga OKB-ja, për të shënjestruar luftëtarët palestinezë.

Megjithatë, raportet nga terreni tregojnë se dhjetëra civilë janë vrarë në shumicën e këtyre sulmeve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Më herët sot, disa palestinezë u vranë dhe u plagosën në një sulm izraelit që synonte afërsinë e shkollës së UNRWA-s, al-Mazraa në Deir el-Balah, në Gaza.

Në javët e kaluara, imazhet e qindra palestinezëve të zhveshur me të brendshme dhe me sy të lidhur kanë shkaktuar një dënim të gjerë. Izraeli tha se ata ishin luftëtarë të dyshuar, por kjo u kundërshtua duke thënë se shumë prej tyre ishin civilë, duke përfshirë punonjës mjekësorë dhe një gazetar të shquar.

Të ngjashme