Auto&Tech
Ushtria franceze teston qenin robot ‘Spot’ për t’u përgatitur për betejat e ardhshme
Demokracia
17:52 | 11 Prill 2021

Share:

Ushtria franceze befasoi firmën amerikane ‘Boston Dynamics’ duke përdorur qenin e saj robot gjatë një stërvitje ushtarake dy-ditore pa dijeninë e kompanisë.

Qeni robot me emrin Spot ka katër këmbë, kamera dhe mund të kontrollohet nga distanca, dhe më parë është përdorur për të vëzhguar mjedise të tilla si vendet e ndërtimit, fabrikat dhe minierat nëntokësore.

Një nga misionet e fundit të robotit nga kompania ‘Boston Dynamics’ ishte së bashku me ushtrinë franceze, ku dukej se do të përdorej për zbulim gjatë stërvitjes.

Imazhet e shpërndara në Twitter nga shkolla kryesore ushtarake e Francës, “École Spéciale Militaire de Saint-Cyr”, tregojnë qenin e verdhë, mekanik që punonte së bashku me ushtarët pasi ishin vënë në dijeni të ‘sfidave të së nesërmes’, të cilat përfshijnë ‘robotizimin e fushëbetejës’.

Kompania prodhuese ‘Boston Dynamics’ nuk ishte në dijeni për këtë mision ushtarak, dhe bëri të ditur se kompania nuk do të lejojë që robotët e saj të përdoren për të dëmtuar njerëzit.

Qeni robot kushton 75 mijë dollarë, dhe një ndër blerësit e parë të tyre ishte vetë Elon Musk për firmën e tij SpaceX. /Demokracia.com/

Boston Dynamics Spot Robot Tested by Military, Runs Out of Battery

Të ngjashme