Lajme
Ushtria e Mianmarit liron më shumë se 23 mijë të burgosur
Demokracia
15:42 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ushtria e Mianmarit gjatë ditës së sotme do të lirojë më shumë se 23 mijë të burgosur.

Në anën tjetër, protestat kundër grusht-shtetit po vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com

“Rreth 23 mijë e 314 të burgosur janë vendosur të marrin amnistinë dhe të lirohen në Ditën e Bashkimit, një festë publike kombëtare duke vëzhguar bashkimin e vendit,” ka thënë gjenerali Min Aung Hlaing në një deklaratë.

Lirimet masive të të burgosurve janë një gjë e zakonshme në festat kombëtare në Mianmar. Kjo është amnistia e parë e tillë nga junta e re, e cila mori pushtetin më 1 shkurt, duke përjashtuar udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi dhe duke ndaluar zyrtarët kryesorë të qeverisë.

Ushtria justifikoi marrjen nën kontroll të vendit duke pretenduar se ka pasur parregullsi në zgjedhjet e nëntorit 2020, të cilat i dhanë fitore Lidhjes Kombëtare për Demokracinë (NLD) të Suu Kyi-së./Demokracia.com/

 

Të ngjashme