Lajme
Ushtria britanike ka frikë se trupat e tyre mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë
Demokracia
18:06 | 06 Mars 2022

Share:

Oficerët e lartë ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë të shqetësuar se disa trupa britanike, mund të përpiqen t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

Javën e kaluar, shefi i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Gjenerali James Swift, i dërgoi një mesazh zinxhirit të komandës duke theksuar se personeli ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar “nuk ishte i autorizuar” të udhëtonte atje, raporton BBC.

Nëse kishte ndonjë dyshim se trupat po përpiqeshin të shkonin në Ukrainë, tha ai, duhet të raportohej menjëherë në policinë e shërbimit.

në mesazh thuhet  se nëse personeli ushtarak britanik në shërbim do të shkonte për të luftuar në Ukrainë, ata do të rrezikonin jo vetëm jetën e tyre, por gjithashtu rrezikonin t’i jepnin Rusisë “perceptimin e gabuar” se Britania e Madhe kishte dërguar trupa për t’u përfshirë në armiqësi.

Shefi i shtabit të mbrojtjes, Admirali Sir Tony Radakin, e ka nënvizuar atë mesazh, duke i thënë BBC-së se ky veprim do të ishte “i paligjshëm dhe i padobishëm”.

Të ngjashme