Lajme
Ushtria amerikane rrëzon një tjetër objekt fluturues mbi liqenin Huron
Demokracia
22:19 | 12 Shkurt 2023

Share:

SHBA ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit kanadez.

Ai u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe Gardës Kombëtare të dielën, tha kongresmenja e Miçiganit Elissa Slotkin.

“Kjo është një punë e madhe nga të gjithë, nga ata që e kryen këtë mision”, tha ajo.

Ky është incidenti i katërt i tillë këtë muaj.

Uashingtoni ka qenë në gatishmëri të lartë që kur ushtria e tij shkatërroi një balonë të dyshuar spiune kineze më 4 shkurt./abcnews.al/

Të ngjashme