Lajme
Ushtria amerikane në KFOR i dhuron një kompresor ajri Departamentit të Zjarrëfikësve në Viti
Demokracia
10:31 | 07 Prill 2025

Share:

Misioni Paqembajtës i NATO-s, KFOR njoftoi se ushtarët amerikan të misionit i kanë dhuruar një kompresor ajri Departamentit të Zjarrifëksve në Viti.

“Ushtarët amerikanë dhe udhëheqës të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO, u bashkuan për një ceremoni dhurimi të një kompresori ajri për Departamentin e Zjarrfikësve në Viti/Vitina, Kosovë.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të ekipit të KFOR-it për Bashkëpunim Ushtarak Civil për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme