Lajme
Ushtria amerikane humbi një avion luftarak, u bëri thirrje qytetarëve t’i ndihmojnë
Demokracia
11:42 | 18 Shtator 2023

Share:

Një avion luftarak amerikan F-35 u zhduk në Karolinën e Jugut pasi piloti u hodh dhe ushtria tani ka probleme për të gjetur avionin.

Kërkimi për avionin luftarak F-35B Lightning II është fokusuar në dy liqene pasi një pilot marins u hodh mbi Charleston të Veriut për një arsye të panjohur.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë i bënë thirrje publikut për ndihmë në gjetjen e avionit luftarak. Piloti u hodh me parashutë në North Charleston rreth orës 14:00 dhe u dërgua në një spital lokal, ku është në gjendje të qëndrueshme, tha majori Melanie Salinas . Emri i pilotit nuk është bërë i ditur.

Bazuar në vendndodhjen dhe trajektoren e avionit të zhdukur, kërkimi për avionin F-35 Lightning II u përqendrua në Liqenet Moultrie dhe Liqenin Marion, tha Rreshter Heather Stanton në bazën e përbashkët Charleston. Të dy liqenet janë në veri të Charleston-it të Veriut.

“Si dreqin e humbe F-35? Si nuk ka asnjë pajisje gjurmuese dhe ne po i kërkojmë publikut të gjejë avionin dhe ta dorëzojë?” pyeti kongresmenja Nancy Mace.

Zyrtarët janë ende duke hetuar pse piloti u hodh, thanë autoritetet, shkruan Guardian, transmeton Demokracia.

Të ngjashme