Lajme
Ushtria amerikane bllokon urdhrin e Trumpit për tërheqjen e 12 mijë ushtarëve nga Gjermania
Demokracia
16:04 | 04 Shkurt 2021

Share:

Ushtria amerikane ka ndaluar urdhrin e lëshuar nga ish-presidenti, Donald Trump për të tërhequr më shumë se një të katërtën e forcave të saja nga Gjermania.

Ngrirja e urdhrit për të tërhequr 12 mijë trupa u bë e ditur nga komandanti suprem i aleatëve të NATO-s për Evropën, Gjenerali Tod Wolters, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com.

Ai tha se urdhri i ish-presidentit do të pezullohet për t’ia mundësuar sekretarit të ri të mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, të kryej një rishikim të plotë dhe t’i raportojë presidentit të ri Joe Biden.

Ish-presidenti Trump e kishte përshkruar vendimin e tij si ndëshkim për shpenzimet e ulëta të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes. Ky vendim u pa si një shprehje e zemërimit të tij ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel e cila vazhdimisht e kishte sfiduar atë në disa çështje.

Kujtojmë se ushtria amerikane dha urdhrin për të tërhequr trupat nga Gjermania, si pasojë e grindjes së presidentit, Donald Trump me Berlinin por që tha se do ti mbajë gati gjysmën e atyre forcave në Evropë për të adresuar tensionin me Rusinë. /Demokracia.com/

Të ngjashme