Lajme
Ushtari ukrainas interpreton këngën fituese të Eurovisionit, ndërsa në sfond dëgjohen bombardimet ruse
Demokracia
13:59 | 16 Maj 2022

Share:

Janë shfaqur disa pamje të cilat thuhet se tregojnë një ushtar ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol duke bërë një interpretim të këngës fituese të Eurovision “Stefania”.

Dhe një gjë të tillë,  ai po e bënte në të njëjtën kohë kur në sfond dëgjoheshin shpërthimet e bombave ruse.

Kënga, e realizuar nga grupi popullor ukrainas “Kalush Orchestra”, arriti të fitojë në finalen e madhe të Eurovision-it të shtunën mbrëma.

“Stefania” u shkrua si një homazh për nënën e këngëtarit Oleh Psiuk, por është shndërruar në një himn lufte që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

Fjalët ‘Do ta gjej gjithmonë rrugën time për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë të shkatërruara’ thuhet se kanë marrë një kuptim të veçantë në dritën e konfliktit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse më shumë se njëmijë civilë të bllokuar në fabrikën e çelikut të rrethuar janë evakuuar, qindra ushtarë ukrainas mbeten ende atje.

Ata po organizojnë një qëndrim të guximshëm të fundit për Mariupolin, pavarësisht nga pakësimi i burimeve dhe numri i viktimave në rritje, dhe po “durojnë” me gjithë bombardimet e vazhdueshme ruse.

Të ngjashme