Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë e deri më sot kur po bëhen dy vite nga kjo luftë e përgjakshme, Rusia ka refuzuar të jap shifra të ushtarëve të vrarë në fushëbetejë.
Madje shpesh nga Kremlini kanë anashkaluar këtë pyetje edhe nga ata gazetarë të paktë të pavarur rus, që e kishin guximin t’i kërkonin autoriteteve numrin e ushtarëve rusë të vrarë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë shumë video amatore shpesh të publikuara në rrjetet sociale, e dëshmonin se rusët po pësojnë humbje të mëdha, duke filmuar qindra kufoma që ishin bërë gati t’i dorëzoheshin më të dashurve të tyre.