Lajme
Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë
Demokracia
12:33 | 23 Maj 2022

Share:

Një gjykatë në Ukrainë e ka dënuar me burgim të përjetshëm një komandant tankesh rus për vrasjen e një civili në gjyqin e parë të krimeve të luftës që nga pushtimi.

Ushtari i kapur Vadim Shishimarin u dënua për vrasjen e Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, në fshatin veri-lindor të Chupakhivka më 28 shkurt.

Ai pranoi se e kishte qëlluar z. Shelipov, por tha se kishte vepruar sipas urdhrave dhe kërkoi falje nga e veja e tij.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë vënë në shënjestër civilët gjatë pushtimit, ndërsa Ukraina thotë se mund të kenë ndodhur më shumë se 11,000 krime.

Ky gjyq në kryeqytetin ukrainas Kiev po shihet si shansi i Ukrainës për të provuar, pa dyshime, se një ushtar rus vrau një civil pa marrë parasysh rregullat e luftës.

Përpara vendimit, avokati mbrojtës i Shishimarin – i emëruar nga shteti – i tha BBC Neës se asnjë zyrtar rus nuk kishte pasur kontakt me të. Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin tha se Kremlini nuk kishte “asnjë informacion” për këtë rast.

Në kohën e vrasjes, Shishimarin, 21 vjeç, dhe ushtarë të tjerë po udhëtonin me një makinë që e kishin marrë pasi autokolona e tyre u sulmua dhe ata u ndanë nga njësia e tyre.

Kur ata e pikasën z. Shelipov, ai  po fliste në telefon, tha Shishimarin para gjykatës. Ai tregoi se iu tha që ta qëllonte me pushkë.

Avokati i tij mbrojtës i tha gjykatës të premten se Shishimarin kishte qëlluar vetëm pasi kishte refuzuar dy herë të zbatonte urdhrin për të qëlluar dhe se vetëm një nga tre deri në katër fishekë kishte goditur objektivin.

Ai tha se Shishimarin kishte qëlluar nga frika për sigurinë e tij dhe pyeti nëse i pandehuri kishte ndërmend të vriste, shkrusn syri.net.

Në një moment dramatik gjatë gjykimit, e veja e viktimës Kateryna Shelipova u përball me Shishimarin. “Më thuaj të lutem, pse erdhët ju rusët këtu? Për të na mbrojtur?!” pyeti ajo, duke përmendur justifikimin e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

“Të na mbrosh neve nga kush, të më mbrosh nga burri im, të cilin e vrave?!”

Ushtari nuk kishte përgjigje për këtë. Duke i kërkuar falje të vesë më herët, ai tha: “Por e kuptoj që nuk do të mund të më falësh”.

Zonja Shelipova tha për BBC: “Më vjen shumë keq për të, por për një krim të tillë – nuk mund ta fal.”

Image

Ushtari rus Vadim Shishimarin, 21 vjeç, i dyshuar për shkelje të ligjeve të luftës, brenda një kafazi gjatë seancës gjyqësore në Kiev, në mes të pushtimit rus të Ukrainës,më, 23 maj 2022.

Image

“Çfarë të bëri burri im?” – e pyeti e veja, Kateryna Shelipova, ushtarin rus gjatë gjyqit

Image

Komandanti i tankut u mor në pyetje në gjuhën ukrainase përmes një përkthyesi rus
Image

Të ngjashme