Lajme
Ushtari hodhi vetën në erë për të ndaluar përparimin e ushtrisë ruse, Latifi: Oso Kuka i Ukrainës
Demokracia
20:25 | 25 Shkurt 2022

Share:

Emrin e Vitaly Skakun sot e mësoi e gjithë bota. Inxhinieri në ushtrinë ukrainase hodhi vetën në erë në një urë për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë ruse.

Heroizmi i Skakun u duartrokit anë e mbanë botës demokratike.

Në Kosovë, profesori universitar Blerim Latifi, e ka krahasuar ukrainasin me Oso Kukën.

“”Oso Kuka” i Ukrainës. Për ta ndaluar avancimin e tankeve ruse i riu Vitaly Skakun qenka martirizu duke hedhur veten në erë bashkë urën nga do të kalonin ato”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.

“Veç dashuria e pakusht për lirinë e atdheut, mundëson heroizma të tillë”, shtoi ai.

Shqiptari Oso Kuka i rrethuar nga malazezët në Vraninë kishte hedhur vetën në erë.

Të ngjashme