Komandanti i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e veta, pretendojnë zyrtarët perëndimorë.
Një komandant i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e tij, kanë pohuar zyrtarët perëndimorë, shkruan SkyNews.
Koloneli Medvechek, i cili komandonte brigadën e 37-të besohet se është shkelur qëllimisht me tank nga ushtarët e tij.
Një zyrtar, emri i të cilit s’është bërë i ditur, tha: “Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij dhe u vra nga trupat e tij, besojmë, si pasojë e shkallës së humbjeve që janë marrë nga brigada e tij”.
“Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij qëllimisht. Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij.”
https://twitter.com/haynesdeborah/status/1507374658877857805?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1507374658877857805%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fushtaret-ruse-e-shkelin-qellimisht-me-tank-komandantin-e-tyre-ne-ukraine-thone-zyrtaret-perendimore%2F
Zyrtari shtoi se një gjeneral-lejtnant që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit.