Janë gjetur në Samadrexhë të Vushtrrisë, eshtrat e Rrutem e Aruq Hotit që luftuan në krah të Shaban Polluzhës më 1945-ën.
Familjarët e dinin se trupat e tyre janë varrosur diku atje, por kurrë nuk e morën vesh se cilat janë varret e tyre.
Dy ushtarët i njohu fort mirë Shaqir Maloku, bile ai ishte edhe personi i fundit që i pa.
“Do bukë e lypin unë e javë kam qit dyve i kam pas durtë të mërdhita. Ja kam qit në krah e kanë hangar qashtu, edhe e kanë marrë qatë udhë”, tha Shaqir Maloku, banor i fshatit Samadraxhë.
Maloku u takua me familjen Hoti ku përmes një kushëriri edhe ua tregoi historinë e varrit atyre.
Ushtarët e moçëm u varrosën në një varr të përbashkët në fshatin Morinë të Skenderajt, meqë për ta nuk u bënë ekzaminime, për ta ditur se cilat eshtra janë të njërit apo tjetrit.