Lajme
Ushtarët e Kosovës vlerësohen lartë nga Garda nacionale e Iowa-së
Demokracia
16:41 | 20 Janar 2021

Share:

Konsulata e Republikës së Kosovës në Iowa ka njoftuar se Garda nacionale e këtij shteti ka prezantuar para ligjvënësve koordinimin me FSK-në dhe kontributin e ushtarëve të Kosovës në misionet e paqeruajtëse në Lindjen e Mesme.

Gjatë prezantimit të  rregullt vjetor të gjendjes së Gardës nacionale para ligjvënësve të Iowa-së si dhe Guvernatores Kim Reynolds, Gjenerali Benjamin Corell diskutuan edhe për zbarkimin e parë të FSK-së së bashku me ushtarët e SHBA-ve jashtë vendit, shkruan Demokracia.com

Ky mision u cilësua si përparim i Kosovës.

Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-së kanë bashkëpunim ushtarak e po ashtu edhe në fusha të tjera si arsim, kulturë dhe ekonomi./Demokracia.com

https://www.facebook.com/1169011863190188/videos/833703550694926

 

 

Të ngjashme