Lajme
Ushtarët e Kosovës arrijnë suksese në SHBA, zënë vendet e dyta
Demokracia
13:51 | 15 Mars 2021

Share:

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë treguar rezultate të larta në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pjesëtarët e FSK-së kanë zënë vendet e dytë në Iowa të SHBA-së, në të cilën që nga data 12-14 mars 2021 në Campin Dodge të Gardës Kombëtare të Iowa-s është mbajtur Gara e “Luftëtarit më të Mirë”, shkruan Demokracia.com.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga FSK-ja, në të cilin thuhet se rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe Tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë.

“Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit  që ka FSK-ja me  Gardën Kombëtare të Iowa-s. Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm  të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina ,,ushtarin më të mirë” dhe ,,nënoficerin më të mirë”. Rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe Tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i FSK-së, pa ndërhyrje:

Pjesëtarët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në  garën e ,,Luftëtarit më të mirë” në Ajova  të SHBA-së

Në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga data 12-14 Mars 2021 në Campin Dodge të Gardës Kombëtare të Ajovës është mbajtur Gara e Luftëtarit më të Mirë, ku në këtë garë pjesëmarrës nga FSK-ja ishin dy nënoficerë dhe një udhëheqës i garuesve.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje është bërë në kuadër të partneritetit  që ka FSK-ja me  Gardën Kombëtare të Ajovës.

Nënoficerët e FSK-së kanë treguar profesionalizëm  të lartë në këtë ngjarje, duke siguruar kështu vendin e dytë në dy disiplina ,,ushtarin më të mirë” dhe ,,nënoficerin më të mirë”.

Rreshter Arjan Zabeli në disiplinën për nënoficerin më të mirë ka zënë vendin e dytë dhe Tetar Alban Fetahu në disiplinën për ushtarin më të mirë gjithashtu ka zënë vendin e dytë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ZyraeInformimitShPFSK/posts/270358364542858

Të ngjashme