Lajme
Ushtarët e Gardës Kombëtare flejtën në parkingje, Biden kërkon falje
Demokracia
18:45 | 24 Janar 2021

Share:

Sipas BBC, më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e tij, pas dhunës në fillim të këtij muaji. Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale ditën e enjte dhe shkaktuan reagime, përfshirë dhe të anëtarëve të Kongresit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërkuar falje pasi disa anëtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Capitol janë fotografuar duke fjetur në një parking makinash.

Sipas BBC, më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e tij, pas dhunës në fillim të këtij muaji. Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale ditën e enjte dhe shkaktuan reagime, përfshirë dhe të anëtarëve të Kongresit.

Bëhet e ditur se në lidhje me këtë çështje, Joe Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhej.

Gjithashtu, shumë persona kanë shprehur shqetësime në lidhje me kushtet dhe kanë ngjallur frikë për përhapjen e koronavirusit.

Të ngjashme