Lajme
Ushtarët e FSK-së trajnohen nga ushtria amerikane si të reagojnë në fushëbetejë
Demokracia
11:25 | 24 Janar 2022

Share:

Një nder objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat.

FSK

Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partnerët”.

“Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin”, thuhet në njofitmin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të ngjashme