Lajme
Ushtaret e FSK-së trajnohen në mesin e 15 shteteve në Emiratet e Bashkuara
Demokracia
16:01 | 18 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes,  Armend Mehaj, ka njoftuar sot se ushtaret e FSK-së kanë përfunduar trajnimin tre mujor për Operacionet Paqeruajtëse në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara. 

“Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret tona patën mundësi të ndajnë përvojat më të mira dhe të përfundojnë me sukses trajnimin.
Trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve tona”, shkruan Mehaj.

Poashtu, ai thotë se do të shikojmë mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen me Emiratet e Bashkuara Arabe, në fushën e sigurisë dhe në ruajtjen e paqes./demokracia.com

Postimi i plotë:

Të ngjashme