Lajme
Ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën pesëditore të mbijetesës
Demokracia
12:22 | 22 Gusht 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës.

Mehaj ka thënë se ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara.

“Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shtuar ai.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer. Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme