Lajme
Ushtarakë nga Kosova dhe Shqipëria bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Demokracia
14:37 | 07 Mars 2023

Share:

Në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” delegacioni nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), të shoqëruar nga delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sipas njoftimit, ata u takuan me përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jasharin.

Delegacioni i FARSH-së i cili është duke qëndruar për vizitë në Kosovë drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhepexhia i shoqëruar nga gjeneral brigade Sefer Isufi dhe oficerë të lartë të FARSH-së, FSK-së dhe dy ekipeve të futbollit të cilët do të luajnë lojë miqësore në kuadër të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Të ngjashme