Lifestyle
Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit
Demokracia
22:48 | 30 Nëntor 2022

Share:

Përveç ushqimeve që mund të prekin çdo individ për shkak të disa intolerancave, ka edhe ushqime apo pije që duhen shmangur gjatë natës, pasi mund të ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe shëndetin tonë të përgjithshëm.

Ja për cilat ushqime bëhet fjalë:

Kafe

Nuk na habit fakti që kafeja është në këtë listë. Të gjithë e dimë që kafeja të “zgjon”, prandaj e konsumojmë kur ngrihemi nga shtrati në mëngjes. Për të mos prishur cilësinë e gjumit, ekspertët thonë se kafeja nuk duhet të pihet më vonë se ora 4-5 e pasdites.

Çokollata

Përveç kafesë, dhe çokollata ka kafeinë. Çokollata është mjaft stimuluese: 3 katrorë çokollatë përmbajnë 23 mg kafeinë, që është ¼ e kafeinës që përmban një filxhan kafeje. Pra, mos u jepni fëmijëve çokollatë gjatë natës! Ata nuk do të flenë lehtë.

Ushqimet e nxehta

Ushqimet e nxehta duhen shmangur para gjumit pasi ka shumë të ngjarë të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe zorrë dhe të ndikojnë në cilësinë e gjumit tonë.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura i bëjnë dëm të shumëfishtë organizmit tonë, veçanërisht nëse i konsumojmë gjatë natës. Ushqimet shumë të yndyrshme marrin më shumë kohë për t’u tretur. Pra, nëse hamë diçka të skuqur vonë natën, trupi do të fillojë të përpunojë ushqimin që e vështirëson sistemin tonë të tretjes, duke prishur kështu procesin e gjumit. /abcnews.al

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024