Lajme
“Ushqim i konservuar dhe padrejtësi” – Kajtazi flet për kushtet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Demokracia
16:32 | 27 Maj 2025

Share:

Opinionisti Vehbi Kajtzi ka folur për kushtet në të cilat qëndrojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Sipas tij, ushqimi atje është kryesisht i konservuar dhe se e vetmja mënyrë që ata që ushqehen mirë është që të ushqehen vetë.

“E kanë atë që duhet kantinë, aty shkojnë dhe e blejnë ushqimin dhe natyrisht se duhet ta blejnë me paratë e veta. Jo secili qëndron mirë financiarisht, është Salih Mustafa i cili nuk i ka punët mirë nga ana financiare. Tash duhet familja të kujdeset për ushqim dhe dieta e tij duhet te jete më e veçantë për shkak të telasheve shëndetësore”, deklaroi Kajtzi për emisionin Kosova Today  në Klan Kosova.

Më tej ai tregoi se ndaj Mustafës po bëhet edhe një padrejtësi tjetër.

“Ai po vazhdon të mbahet në një qendër paraburgimi, dhe kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Ditën që është vërtetuar gjykimi nga shkalla e dytë, pra nga Gjykata e Apelit, ai është dashur të transferohej në një qendër korrektuese, ndërsa kjo nuk ka ndodhur, dhe kjo është shkelje flagrante”, tha Kajtazi.

Të ngjashme