Lajme
Ursula von der Leyen: Të bashkuar deri në fund me Ukrainën
Demokracia
14:33 | 18 Shkurt 2023

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e pakushtëzuar për Ukrainën, duke theksuar se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

Miqtë, aleatët dhe partnerët e Ukrainës e kuptuan që në fillim se sa serioze është situata. Ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar me njeri-tjetrinpor edhe me SHBA-në”, tha von der Leyen, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe theksoi se bota e lirë nuk do të pranojë kurrë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Vladimir Putin apo plani i tij imperialist”.

“Presidenti rus “po shkel ligjin ndërkombëtar. Perëndimi nuk do të pranojë kurrë dërgimin e tankeve në vendet fqinje. Duhet bërë çdo përpjekje që bota të mos vuajë nga lufta e Putinit”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se Evropa duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e saj dhe në industrinë e armatimeve.

“Ashtu si në pandemi me kompanitë farmaceutike, ne tani do të bëjmë gjithçka që duhet për të përshpejtuar prodhimin,” përfundoi ajo.

Të ngjashme