Lajme
Ursula von der Leyen flet për targat: Rregullat duhet të respektohen, por në periudha tranzitore duhet të ketë kujdes
Demokracia
10:48 | 27 Tetor 2022

Share:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth marrëveshjes së targave, përkatësisht konvertim i  targave ilegale serbe në Kosovë në ato RKS, raporton Demokracia.com.

Von der Leyen, ka thënë se rregullat duhet të respektohen në secilin shtet, por që kërkoi të ketë kujdes në këtë periudhë, pasi që sipas saj, kjo është një periudhë transizore.

“Shumë shkurt dhe shumë qartë. Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen, rregullat janë të qarta dhe duhet të respektohen në secilin shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës dhe duhet të shkojë gjithçka ashtu siç duhet. Unë e di që është duke u punuar për të gjetur një zgjidhje dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjen dhe të gjitha gjërat që po bëhen në kuadër të dialogut”, theksoi von der Leyen. /Demokracia.com/

Të ngjashme