Lajme
Urimi i veçantë i ushtarëve britanikë dhe të FSK-së në përvjetorin e 13-të të Pavarësisë
Demokracia
22:41 | 18 Shkurt 2021

Share:

Shkolla e Betejës së Këmbësorisë së Ushtrisë Britanike, në llogarinë zyrtare në Twitter, kanë uruar përvjetorin e 13-të të pavarësisë së Kosovës.

Në mesin e tyre në këtë akademi janë duke trajnuar edhe ushtarë të FSK-së.

Në videon të cilën e kanë shpërndarë në profilin e tyre, flet edhe Toger Bajram Geci.

“Së bashku me togun e parë, jemi duke festuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Gëzuar ditëlindjen e 13-të #Kosovo!” 2Lt BG në Kursin e Betejës së Komandantëve të Togave në Mbretërinë e Bashkuar, mes stërvitjes nga Brecon”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Të ngjashme