Lajme
Urimi emocional i bashkëshortes së Agim Ramadanit për ditëlindjen e tij
Demokracia
12:54 | 03 Maj 2022

Share:

Bashkëshortja e heroit të kombit, Shukrije Ramadani e ka kujtuar heroin, Agim Ramadani me fjalë e kujtime të veçanta.

“Vitet po ikin,më shpejtë se akrepat e orës, dhembja njejt dhembë quditërisht! U bënë 24 ditëlindje që nuk i festuam bashkë, e çdo vit ti sjellë lulet nga kopshti që si ndjeu hapat tu kaq gjatë e as hijen tënde se pa këtej pari!Lulet më veniten në dorë,bashkë me buzëqeshjen time të vrarë e sytë e hareshëm të nxënësve ,më japin jetë, dashuri e shpresë! Zërat e zhurmshëm më tregojnë se liria nuk është ndryshe,por si buzëqeshja e kêtyre fëmijëve që sot festojnë ditën e shkollës me emrin tënd! Hareja tyre më bëhet ylber që lidhë kohët e shekujt në kërkim lirie! Sa ngjyra të bukura ka buzëqeshja e këtyre fëmijëve Agimi jem,sa shpresa e dashuri rriten mbi gjakun tënd e të mijëra trimave si ti,Gëzuar ditëlindjen heroi im”, shkruan në përkujtim Shukrije Ramadani.

Agim Ramdani ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët.

Ai u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Të ngjashme