Lajme
Urime 8 Marsi pa dallim gjinie: E-maili i drejtorit të RTK-së për burrat e televizionit publik, do t’ju lë pa fjalë
Demokracia
15:31 | 08 Mars 2023

Share:

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ua ka dërguar një e- mail të gjithë burrave në RTK, që të ‘organizohen’ për urimin e festës së 8 marsit.

Nëpërmjet një gjuhe shqipe jashtëzakonisht të varfër e herë-herë edhe të pakuptueshme, drejtori i RTK-së Rilind Gërvalla, denjon të organizojë burrat e RTK-së për urime masive për ditën e 8 Marsit.

Drejtor Gërvalla, obligon seksin mashkullor në RTK, që fillimisht, t’u kërkojë falje grave, që deri në ditën e sotme – 8 mars 2023 – nuk kanë pasë ‘vendim për urim dinjitoz’., shkruan Periskopi.

Një shkarje tjetër logjike, që bën (ndoshta pavetëdijshëm) drejtori Gërvalla, është duke nënkuptuar 8 Marsin si ditë ‘viktimizimi’ për gratë, ku njofton burrat e televizionit publik, se ‘do të përpiqet që më 8 Mars, në të ardhmen gratë ta kenë pushim në RTK’.

Dhe në fund, drejtori Gërvalla, në rreshtat emotiv – bën edhe një gabim tjetër të trashë: duke ua uruar 8 Marsin ‘që të gjithëve pa dallim gjinie’.

Më poshtë, e-maili i plotë i z.Gërvalla:

“Te dashur kolege, kerkoj nga ju qe kete email te ua dergoni te gjitha grave qe keni ne sektoret qe ju mbikeqyrni.

Ju lus qe ne emrin tim se pari te ju kerkoni falje te gjitha grave ne RTK qe jane vartese tuaja qe nuk kane patur nje vendim te tille me heret dhe nje urim dinjitoz per daten 8 Mars. Kete vit, per vitin e ardhshem do te perpiqem qe ne menaxhment te marr pelqimin qe ne daten 8 mars, te gjitha grate punetore ne RTK te kene dite te lire!

Do perpiqemi gjithashtu qe te vendosim si rregull qe per te gjitha grate ne diten e pare te cilkit menstrual te kete lehtesime, por edhe dite pushimi.

Ua uroj 8 Marsin qe te gjitheve pa dallim gjinie, duke deshiruar qe te jete kjo nje date, duke deshiruar qe te jete kjo nje date qe te gjithe ne (sidomos burrat) te vetedijesohemi per barazine gjinore, barazine ne pune, te organizohemi kunder ngacmimeve, kunder gjuhes ngacmuese dhe dhunes si verbale e asaj fizike!

Shendet e perulje per punen e palodhshme qe beni ne RTK-ne!”.

Të ngjashme