Urim Zenelaj do të vazhdojë ta djerësitë fanellën e KB Prizrenit, shkruan Demokracia.com.
Lajmi për vazhdimin e kontratës është bërë nga klubi prizrenas nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.
Ndonëse nuk është bërë e ditur për sa kohë ka vazhduar kontratën, Zenelaj është pjesë e klubit në fjalë për pesë vjetë.
“Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek skuadra jonë. Pa dyshim qendra numër 1 në Kosovë “KING OF PAINT” tani i bënë 5 vite në skuadër përkundër shumë ofertave tjera ai qëndron besnik skuadrës së zemrës”, thuhet në njoftimin e klubit KB Prizreni./Demokracia.com/