Lajme
Uran Ismaili: Sondazhet kredibile na renditin të dytët, Prishtina shkon në balotazh
Demokracia
22:53 | 14 Tetor 2021

Share:

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbulluar për herë të parë se sondazhet kredibile dhe me renome në Prishtinë e poziciojnë atë si kandidatin e dytë për zgjedhjet e së dielës.

Ismaili ka thënë se nuk ka dashur me qëllim ti publikoj këto rezultate të cilat i ka marrë gjatë kësaj jave.

“Sondazhet tona që janë realizuar nga kompani me renome në Prishtinë na poziconojnë të dytët mbi margjinën e gabimit. Mbi 3 për qind nga të tretët.”, ka thënë Ismaili.

Sipas këtyre sondazheve, Ismaili pritet të shkoj në balotazh së bashku me kandidatin nga Lëvzija Vetëvendosje, Arben Vitia.

Të ngjashme