Lajme
Ura që do të lidh Ulqinin dhe Velipojën pritet të përfundojë më 2024
Demokracia
13:43 | 18 Qershor 2022

Share:

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dhënë informacione të reja lidhur me urën që pritet të ndërtohet e që do të lidh Ulqinin dhe Velipojën.

Abazoviq në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ura pritet të përfundojë në vitin 2024, përcjell Demokracia.com.

Kjo urë për të cilën janë pajtuar bashkë me Edi Ramën, do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve nga 73 kilometra në vetëm një të vetëm.

Gjithashtu, gjatësia e urës do të jetë 310 metra. Ajo do të jetë 17 metra e gjerë dhe do të ketë dy korsi trafiku, secila nga 3 metra e 75 centimetër, gjithashtu do të ketë trotuare nga 2 metra në secilën pjesë dhe shteg për biçikleta me gjerësi 1 metër e 25 centimetër./Demokracia.com/

Të ngjashme