Lajme
Senati i UP-së del me njoftim, kjo është mënyra e mbajtjes së ligjëratave për këtë semestër
Demokracia
14:26 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ligjëratat e semestrit veror do të mbahen në formë të kombinuar (fizike dhe online).

Senati i UP-së dje ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka marrë vendimin që në këtë semstër të organizohen forma të kombinuara (fizike dhe onaline) të ligjërtatave, thuhet në faqen zyrtare të Universitetit, përcjell Demokracia.com

Njësitë akademike do të kenë të drejtën e përcaktimit për formën e oraganizmit të procesit mësimor varësisht nga gjendja lidhur me COVID-19 dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

Postimi i plotë:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ju njofton se Senati i UP-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme, të mbajtur dje, më 15 shkurt 2021, ka shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 01/63, Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19 si dhe rekomandimin e mbledhjes së datës 12/02/2021 të Konferencës së Rektorëve, lidhur me mënyrën e mbajtjes së mësimit për semestrin veror të vitit akademik 2020/21.

Me këtë rast, Senati i UP-së ka marrë vendim që organizimi i procesit mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike, ushtrimet numerike apo mësimi nga fusha e arteve) në Universitetin e Prishtinës, për vitin akademik 2020/21, nën rrethanat e pandemisë COVID-19, do të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online).

Sipas këtij vendimi, njësitë akademike do të kenë të drejtën e përcaktimit për formën e organizimit të procesit mësimor, varësisht nga vlerësimi i gjendjes momentale lidhur me COVID-19 dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

Për vendimin e plotë, klikoni KETU.

Të ngjashme