Lajme
UNMIK-u dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri
Demokracia
15:36 | 16 Prill 2022

Share:

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit.

UNMIK ka bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, ka thënë Ziadeh.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar disa herë gjatë ditëve të fundit në veri të vendit.

 

Të ngjashme