Lajme
UNMIK-u bën thirrje për de-përshkallëzim të tensioneve dhe kthim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Demokracia
15:24 | 04 Tetor 2023

Share:

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm, dhe njëherësh Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-ut), Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut dhe po ashtu me urgjencë të de-përshkallëzohen tensionet në veri.

Përmes një kumtese dërguar mediave, Ziadeh, gjatë konsultimeve të saj të rregullta në Beograd, ka nënvizuar urgjencën për, siç thuhet në njoftim, “për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe nevojën që të dyja palët t’i kthehen dialogut politik me mirëbesim”.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për transparencë në hetimet për rastin e kryeterroristit Milan Radoiçiq.

“Ziadeh bëri thirrje për transparencë në hetime dhe llogaridhënie për ngjarjet e 24 shtatorit”.

Ziadeh është duke zhvilluar takime me liderët politikë serbë dhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit diplomatik, para Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ziadeh, do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit më vonë këtë muaj.

Të ngjashme