Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka thënë se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Duke bërë thirrje për ulje të tensioneve, ajo ka thënë se zgjidhja e kësaj duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK.
SRSG Ziadeh is following the developing situation in northern #Kosovo with utmost concern. She calls on all to refrain from further escalatory actions & take urgent steps to restore calm.She stresses the need to find a solution within the framework of the EU-facilitated Dialogue.
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) May 26, 2023
Ndryshe, sot në veri të vendit u rriten tensionet pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilëve sot iu desh të fillonin punën në objektet përkatëse komunale. Me gjithë rezistencën nga qytetarët serbë, kryetarët arritën të hyjnë nëpër komuna, duke u asistuar nga Policia e Kosovës.