Lajme
Universiteti i Prishtinës jep rreth 9 mijë euro për një laurë e do zhavorr në Fakultetin e Mjekësisë
Demokracia
15:16 | 04 Maj 2022

Share:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpenzojë mbi tetë mijë euro për vendosjen e një laure dhe rregullimin e rrethojës së Fakultetit të Mjekësisë.

Tenderin për vendosjen e kësaj laure dhe rrethoje e ka marrë kompania MEGRANT ING SH.P.K, e cila ka ofruar çmim më të ulët në vlerë 8 mijë e 636 euro e 25 centë, raporton Demokracia.com.

“Njësia akademike Fakulteti i Mjekësisë ka bërë kërkesë për inicimin e procedurës për kryerjen e këtyre punimeve: Gërmim dhe hapje të gropave; furnizim ngjeshje e zhavorrit; furnizim dhe betonim i bazamentit, furnizim dhe montim i shtyllave; furnizim dhe montim i derës metalike”, shkruhet në dosjen e publikuar të tenderit.

Vlera e parashikuar e tenderit ka qenë 9 mijë e 995 euro.

 

Oferta e operatorit ekonomik MAZREKU SH.P.K është vlerësuar me kujdes maksimal nga komisioni vlerësues. Si pasojë e kësaj, ky operator nuk ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara në Njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit.

Të gjeturat nga komisioni i vlerësimit, pas shikimit të dokumentacionit të tenderit, sa i përket OE ‘MAZREKU” ishin se ai nuk është i përgjegjshëm për arsye se tek pozicioni i dytë ka vendosur çmim 0.00.

Në raste të tilla, nëse operatori ekonomik nuk plotëson një nga pozicionet në Listën e Përshkrimit të çmimeve, tenderi duhet të refuzohet ngase në “Përshkrimin e çmimeve” kërkohet të vendoset çmimi në vlerë të caktuar për secilin artikull, pozicion të kërkuar në specifikimin teknik. Nëse operatori plotëson në një nga pozicionet si ‘gratis’, tenderi duhet të refuzohet pasi që dhuratat nuk janë të pranueshme./Demokracia.com/

 

Të ngjashme