Sport
Unitedi pajtohet me Chelsean për transferimin e Mountit
Demokracia
22:55 | 29 Qershor 2023

Share:

Manchester Unitedi është pajtuar që ta transferojë mesfushorin anglez, Mason Mount, nga skuadra e Chelseat. Mounti pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare për rreth 64 milionë euro, plus rreth 6 milionë euro të tjera bonuse. 24-vjeçari Mount pritet të bëhet transferimi i parë për trajnerin Erik ten Hag në afatin kalimtar të verës. Unitedi është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve dhe po mundohet ta kompletojë skuadrën sa më herët që është e mundur.

Chelsea shpenzoi afër 700 milionë euro në edicionin e kaluar dhe duhet të shesë futbollistë para 30 qershorit, për t’i shmangur shqetësimet e “ferplejit financiar”.

Mounti i ishte bashkuar Chelseat që prej moshës gjashtëvjeçare.

Ai ka realizuar 33 gola në 195 paraqitje për Chelsean qëkur debutoi me skuadrën seniore në vitin 2019. Mounti e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021. Ai po ashtu e fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s me “blutë”. 36 ndeshje i ka luajtur për Anglinë dhe ka shënuar pesë gola.

Të ngjashme