Sport
Unitedi fiton me përmbysje të rezultatit, avancon në EFL Cup
Demokracia
23:21 | 10 Nëntor 2022

Share:

Manchester United ka arritur fitore kundër Aston Villës për të kaluar në rrethin e katër të Carabao Cup. Aston Villa ishte dy herë në epërsi kundër United, por që Djajtë e Kuq fituan në fund. Martial (49’), Rashford (67’), Fernandes (78’) dhe McTominay (90+1) shënuan për United kurse golat për Aston Villan i shënuan Watkins (48’) dhe Dalot (61 autogol)

Manchester United e ka mposhtur me rezultat 4-2 skuadrën e Aston Villës për të kaluar në rrethin e katër të Carabao Cup.

Ishte kjo një hakmarrje e lehtë e Djajve të Kuq kundrejt Aston Villës të cilët në vikendin e kaluar e mposhtën Unitedin në Premier Ligë me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa mundësi të shumta të shënimit.

Por, krejtësisht ndryshe ishte pjesa e dytë ku u shënuan përplot pesë gola.

Watkins i Aston Villës shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 48-të. Ramsey asistoi për sulmuesin e Villës.

Por, United reagoi menjëherë për ta barazuar rezultatin një minutë ma vonë. Bruno Fernandes pasoi për mrekulli të Martial që shënoi për rezultat 1-1.

Villa do të kishte minuta më të mirë dhe pas një depërtimi të mirë të Leon Baily topi përfundon aksidentalisht në këmbën e Dalot i cili shënoi autogol në minutën e 61, e ku Aston Villa ishte në epërsi përsëri.

United vazhdoi presionin pas golit të pësuar. Marcus Rashford bëri një depërtim të mirë në zonë dhe arriti që të shënoi në minutën e 67-të për ta barazuar rezultatin 2-2.

Djajtë e Kuq vazhdonin të ishin më të mirë dhe shënuan edhe dy gola në vazhdim.

Garnacho asistoi për Bruno Fernandes në golin e tretë që u shënuan në minutën e 78-të, kurse në minutën e parë shtesë gol shënoi edhe McTominay për t’i dhënë vulë fitores se United me rezultat 4-2.

 

Të ngjashme