ShowBiz
Unikkatili publikon këngën e re, është edhe “diss” për këtë reper
Demokracia
21:31 | 05 Maj 2022

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ditë më parë zgjoi kureshtjen e fansave të tij të shumtë se ai po përgatiste diçka të re.

Dhe, sot (e enjte) Viktor Paloka (emri i plotë) është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Pas një pauze reperi ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube këngën që mban titullin “Po eci”.

 

Kënga është edhe një dis për reperin e ri Fero që më parë e kishte quajtur UniKKatilin “pizzaman”.

Producent i këngës është vet reperi, i cili po ashtu ka bërë miksimin bashkë me Miles.

I njohur për stilin e këngëve pa videoklip, edhe kjo e fundit është publikuar vetëm në versionin audio.

Padyshim kënga do të mirëpritet nga fansat e tij, cili konsiderohet ndër reperët e parë dhe më të suksesshëm shqiptar.

Kujtojmë që Paloka prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa herë pas here është rikthyer me koncerte në vendlindje.

Të ngjashme