ShowBiz
Unikkatil rikthehet me ‘kunja’ në rrjete sociale: Koha me ia mbyllë gojën atyre që dyshojnë
Demokracia
17:10 | 04 Shkurt 2024

Share:

Ai vazhdon të mbetet njëri nga rap-artistët më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

Bëhet fjalë për Unikkatil, i cili edhe pse sjell këngë rrallë, ato pëlqehen tejet shumë nga publiku.

I njëjti nuk është aktiv as edhe në rrjete sociale, por që herë pas here merr vëmendje me postimet.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti i njohur bëri një postim në rrjete sociale, në të cilin duket se po ‘thumbon’ dikë.

“Koha me ia mbyllë gojën atyre që dyshojnë”, kanë qenë fjalët e Viktor Palokajt (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/Instagram

Mbase reperi do të rikthehet së shpejti me muzikë e projekte të reja.

I fundit projekt që e lansoi mbetet “Reja” rreth shtatë muaj më parë.

Të ngjashme