Lajme
UNESCO publikon të dhënat, Shqipëria ka mbi 40 mijë analfabetë
Demokracia
09:50 | 10 Mars 2021

Share:

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka 44 mijë analfabetë në të gjithë vendin.

Shqipëria numëron mbi 44 mijë analfabetë në të gjithë vendin që nuk dinë as shkrim dhe as këndim sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) që i takojnë vitit 2018.

Nga totali i analfabetëve, 7 për qind ose mbi 3000 persona i përkasin moshës nga 15-24 vjeç. Të dhëna më të detajuara tregojnë se analfabetizmi është i përhapur më së shumti në komunitetin rom dhe në personat më aftësi të kufizuara.

Matjet e UNESCO-s për analfabetizmin i referohen popullsisë në moshë punë me mbi 15 vjeç. Kjo e dhënë tregon se një pjesë e popullsisë në moshë pune nuk gëzon aftësinë më elementare. Popullsia e rritur analfabetë zë 2.3 për qind të popullsisë në moshë pune.

Arsimi në Shqipëri është i detyrueshëm deri në moshën 16-vjeçare, por përafërsisht vetëm 92% e nxënësve mbarojnë arsimin bazë dhe vazhdojnë studimet në nivelin e mesëm.

Edhe pse shkalla e regjistrimit të fëmijëve në moshë shkollore në vendin tonë është mbi 99%, ka prova se shumë fëmijë nuk regjistrohen në shkollë ose nuk arrijnë të përfundojnë arsimin bazë.

Të ngjashme