Sport
“Unë se këndoj himnin maqedonas”, Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë: UEFA të marrë masa për Arnautoviq
Demokracia
15:21 | 14 Qershor 2021

Share:

Maqedonia e Veriut është përfaqësuesja që mbështetet më tepër nga tifozët shqiptarë në këtë Europian.

Kjo jo vetëm për shkakun e pjesëmarrjes të lojtarëve shqiptarë në organikën e kësaj përfaqësuese, por duhet të kujtojmë faktin se kreu i Federatës Maqedonase të Futbollit është Muhamed Sejdini.

Gjithashtu në gjithë strukturën kemi përfshirjen e madhe të shqiptarëve që na bën të ndihemi më të përfaqësuar në këtë Europian me mungesën e Shqipërisë.

Në “Kanalin 10” Sejdini ka komentuar shumë tema që janë hapur në përballjen e parë kundër Austrisë.

“Jam i bindur se në Kosovë dhe Shqipëri po ndjekin Maqedoninë e Veriut në Europian se 50% e kësaj përfaqësuese janë shqiptarë. Besoj se të gjithë me ne. Nuk shkruhet shqip në faqen zyrtare të Tëitter-it të Maqedonisë së Veriut? Faleminderit për vërejtjen tuaj, më besoni se ka për t’u rregulluar. Nuk e kënduan himnin e Maqedonisë lojtarët shqiptarë? Nuk e kam parë këtë pjesë, por është e drejta e gjithëkujt që të vendosi nëse e këndon apo jo. Unë nuk e këndoj për vete. Fjalët e Arnautovic ndaj Alioskit? Nuk kam folur me Alioskin. Ne do të takohemi dhe do të flasim se ku ishte problemi. Nëse ka fyer për origjinën, UEFA do marri masat”, tha Sejdini. /Demokracia.com

Të ngjashme