Lajme
UNDP: Kënaqshmëria e qytetarëve për Gjyqësorin bie për 14.7 për qind
Demokracia
13:22 | 10 Mars 2023

Share:

Në raportin e fundit të UNDP-së, “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, është vënë re rënia e kënaqshmërisë së qytetarëve për të gjitha institucionet kryesore, përfshirë edhe Gjyqësorin.

Madje ka një rënie të ndjeshme në Gjyqësor, ku kënaqshmëria ka rënë për 14.7 për qind.

“Ulje është vërejtur edhe në nivelin e kënaqshmërisë me performancën e gjykatave (24.4%) krahasuar me 39.1 në prill 2022, 33.9% në vjeshtën e 2021 dhe 34.6% në maj 2021”, thuhet në raport.

“Ulje e ngjashme e kënaqshmërisë është shënuar edhe me Zyrën e Kryeprokurorit. Gjithsej 22% e të anketuarve kishin pikëpamje pozitive për punën e Kryeprokurorit, krahasuar me 37.1% në prill 2022, 34% në vjeshtën e 2021 dhe 30.8% në maj 2021”.

Në kuadër të këtij raporti janë anketuar njëmijë e 306 vetë, nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në krejt territorin kosovar, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave, si dhe duke përfshirë të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Të ngjashme