Sport
Unai Emery rikthehet në Premierligë, zyrtarizohet te klubi i njohur
Demokracia
09:39 | 25 Tetor 2022

Share:

Aston Villa ka njoftuar emërimin e Unai Emery si trajner të ri të klubit pas shkarkimit të Steven Gerrard.

Emery zëvendëson Gerrard i cili u shkarkua pas humbjes 3-0 të Villas nga Fulham në Premierligë javën e kaluar, shkruan Demokracia.com.

50-vjeçari do të marrë zyrtarisht detyrën nga 1 nëntori pasi të kryhen formalitetet e lejes së punës.


Menaxheri me eksperiencë sjell shumë përvojë në Villa Park, pasi ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në Evropë.

Ai ka menaxhuar ekipe si Valencia, Sevilla, Paris Saint-Germain e Arsenalin./Demokracia.com/

Të ngjashme