Sport
Ulpiana zyrtarizon trajnerin e ri, i beson emrit të njohur
Demokracia
15:11 | 12 Korrik 2022

Share:

Ulpiana duket se ka lënë anash krizën që kishte dhe pas zgjedhjes së kryesisë së re tashmë ka nisur të konsolidohet, shkruan Demokracia.com.

Presidenti i klubit Jeton Gashi sot ka prezantuar edhe trajnerin e ri, pozitë kjo që i është besuar emrit të njohur Emin Bajrami.

Ai te Ulpiana shkon me synime për ta rikthyer skuadrën në shoqërinë elite, status këtë që e humbi vitin e kaluar kur u largua nga Superliga.

“ Nga sot jam kryetrajner i KF Ulpiana.Falenderoj Presidentin e klubit per besimin dhe vlersimin.Tifozeve te klubit Ulpiana ju premtoj qe do te ndertojm  nje ekip konkuruse dhe me mentaitet fitues”, ka shkruar Emin Bajrami në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme